Foto/ Thellohet gropa e kraterit gjigand, ‘rrezikohet’ jeta në Tokë

Bota
Foto/ Thellohet gropa e kraterit gjigand, ‘rrezikohet’ jeta në

Një krater i gjerë në Siberinë e largët, me emrin Batagaika, është gropa më e madh e këtij lloji në botë, i cili dita ditës është duke u thelluar edhe më shumë. Kjo gjë i ka alarmuar qytetarën, e ndoshta mund të kenë jetët e tyre në rrezik.

Vendasit e quajnë atë "porta në ferr". Krateri gjigant Batagaika është shkencërisht tërheqës, pas shkrirjes së akullit ajo ka zbuluar pyje të lashta dhe trupa kafshësh, duke ofruar një pamje unike të së kaluarës.

Kjo gropë gjigande është rreth 660 km në verilindje të qytetit të Yakutsk, ku thellësia ose hapja e tokës po ndodh në një mënyrë jo normale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtresat e permafrostit të akullt të ekspozuar ndaj elementeve nga shpyllëzimi po shkrihen dhe derdhen, duke lëshuar gazra të bllokuar në nëntokë.

Krateri në Rusinë e largët është më i madhi në llojin e tij në botë, dhe besohet të jetë edhe i dyti më i vjetër. Por ndryshimet klimaterike e kanë tjetërsuar këtë faktor.

Deri më tani ajo është rreth 1 km e gjatë dhe 50 metra e thellë .

Zgjerimi i saj mund të çojë në shembje të rrezikshme të tokës në vendbanimet e afërta.

Sensorët që monitorojnë rritjen e kraterit paralajmërojnë se po lëviz me rreth 20-30metra në vit, pasi akulli i tij shkrihet dhe shpërndahet në ujin që rrjedh larg.

Nën sipërfaqe, gazrat dhe depozitat minerale të bllokuar nën akull për mijëra vjet, papritmas po ekspozohen përsëri.

Klima e ngrohjes globale po përshpejton proçesin. Kjo e fundit ishte edhe shkak se në muajt e fundit, një qytet verilindor i Siberisë regjistroi temperaturën më të lartë të Arktikut.K.K/LajmiFundit.al

[gallery ids="1049966,1049967,1049968,1049969"]

ME TE LEXUARAT