Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dyshohet vetëm 1 rast me koronavirus/ Koreja e Veriut ashpërson masat mbrojtëse anti-Covid

Koreja e Veriut ka paralajmëruar ashpërsim të masave për të frenuar koronavirusin. Mësohet se duke nisur nga sot, qyteti në kufi, Kaesong është izoluar me qëllim të luftimit të atij që mund të jetë rasti i parë i konfirmuar me sëmundjen Covid-19.

Agjencia KCNA, ka thënë se masat e rrepta të karantinës dhe kontrollet në disa distrikte veçse kanë nisur, ndërkohë që janë duke u siguruar testet, veshjet mbrojtëse dhe pajisjet mjekësore. Diktatori Kim Jong Un, ka shpallur emergjencë më 26 korrik, pasi një dezertor verikorean që mund të jetë infektuar me virus, dyshohet se është kthyer ilegalisht nga Koreja Jugore.

Nëse vërtetohet se ky person ka qenë i prekur nga COVID-19, do të ishte rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht në këtë shtet. Koreja Veriore ka raportuar se ka testuar 1,211 persona për këtë virus deri më 16 korrik, mirëpo të gjitha rezultatet kanë qenë negative.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet