“Dosja 339”/ Salianji: SPAK po gërvisht plagën e denoncuar nga opozita

Politikë
“Dosja 339”/ Salianji: SPAK po gërvisht plagën e denoncuar

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi në rrjetet sociale pas 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për dosjen “339”. Për Salianjin, ky është një hap pozitiv që po hedh SPAK. Ai shtoi se tani duhet që të shkohet deri tek drejtuesit kryesorë, që janë të implikuar në blerjen e votës.

“Lajm pozitiv që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh. Arrestimet e sotme janē minimaliste por të shpresojmë që janë fillimi për të arritur më pas tek drejtuesit kryesore të Rilindjes që sot drejtojnë shtetin. Së paku arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ervin Salianji deklaroi se nëse do të kishte drejtësi në momentin e duhur, atëherë do të ishte shmangur keqqeverisja e Edi Ramës.

ME TE LEXUARAT