Dosja 339/ Laboratori i heroinës në Has, urdhër-arrest edhe për një anëtar të këtij grupi kriminal

Aktualitet
Dosja 339/ Laboratori i heroinës në Has, urdhër-arrest edhe

Përveç 22 komisionerëve në zgjedhjet e Dibrës, një votuesi atje që janë implikuar në vjedhje votash, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për një tjetër anëtar të grupit të strukturuar kriminal që kishin ngritur një laborator të prodhimit të heroinës në Has.

Është siguruar dokumenti i SPAK, ku ndër të tjera theksohet se është kërkuar nga gjykata “arrest me burg” edhe për shtetasin Fisnik Sadiku (Smaili), pjesë e këtij grupi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuadër të hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal nr.29/2019 i Prokurorisë së Posacme është konfirmuar se fakti i ndodhur në datën 18.10.2018, në fshatin Brenogë, Has, ku nga shërbimet e policisë gjyqësore rezulton se është sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 182.5 kg heroinë, në një laborator që shërbente për prodhimin e lëndës narkotike.

Nga aktet e administruar rezulton se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal kanë qënë pjesëmarrës shtetasit shqiptarë, të pandehurit: Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Xhevit Shuti, shtetasit turq Nejdet Cesuroglu, Iskender Sale, dhe shtetasi kosovar Xhemal Shala, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga aktet rezulton se shtetasit turq dhe kosovarë ishin personat që siguronin lëndën e parë për prodhimin e heroinës, e cila rezulton të jetë trafikuar nga jashtë shtetit ndërsa kanë bashkëpunuar më tej me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të pandehurit Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Xhevit Shuti dhe persona të tjerë ndaj të cilëve vazhdojnë hetimet duke ngritur një laborator për prodhimin e lëndëve narkotike tek banesa e të pandehurit Xhevit Shyti, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të mëdha prekursorësh për përgatitje të lëndëve narkotike. Të gjithë personat e mësipërm janë dërguar për gjykim.

Nga hetimet e mëtejshme është provuar se shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili) rezulton se është pjesëtar i këitj grupi kriminal dhe për këtë fakt është caktuar nga gjykata masë sigurimi ‘arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

ME TE LEXUARAT