Aksident në Kamëz/ Makina përplas 17 vjeçaren, ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Aktualitet
Aksident në Kamëz/ Makina përplas 17 vjeçaren, ndodhet

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Kamëz tek bulevardi "Blu", ku sipas burimeve thuhet se drejtuesi me inicialet F.K., ka aksidentuar të miturën 17- vjeçaren B. H.

Mësohet se vajza është transportuar për në spital dhe ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi "Blu", mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT