Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

2 ditë nga votimi në Kuvend, Meta këmbëngul: Mos e prekni Kushtetutën

TIRANE-Presidenti Ilir Meta këmbëngul që Kushtetuta nuk duhet të preket. Pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik dhe kur na ndajnë dy ditë nga mbledhja e Kuvendit për votimin e ndryshimeve në ligjin themeltar, kreu i shtetit Ilir Meta shprehet se Kushtetuta duhet të ruhet.

Presidenti Meta ka postuar një shprehje të presidentit të 16-të në historinë e SHBA-së, Abraham Lincoln “Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”.

Ilir Meta ashtu si opozita është pro hapjes së listave 100%, por pa ndërhyrë te formula e koalicioneve për t’i lënë sikur janë dhe jo një me një listë unike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet