Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zef Deda feston sot 70-vjetorin, Juli: Gëzuar ditëlindjen bab, mjeshtri i familjes, krenaria jonë

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Zef Deda, feston 70-vjetorin e tij të lindjes.

I biri, Juliani, nuk ka harruar ta urojë të atin me një super dedikim, ku i shpreh vlerësimet e mëdha që ka për të, duke treguar publikisht mjeshtërinë e aktorit jo vetëm në skenë, por edhe në jetë.

Julika publikuar një foto familjare të shoqëruar me disa fjalë të ndjera.

“Gëzuar 70-vjetorin Bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’u ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerezit, janë elementet që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë.
U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush..!”- shkruan Jul Deda në urimin e tij për të atin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet