Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zëdhënësja e PD: Gjeneral Rama merr në mbrojtje ushtarin e tij të korrupsionit, Blendi Gonxhe

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, se sipas saj ai ka marrë në mbrojtje Blendi Gonxhen. Ky i fundit akuzohet nga PD-ja se ka marrë para publike për një kompani transporti që ai ka në posedim.

Sipas Zhupës, “Rama sot i bëri reklamën Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë, të cilët mund të jenë më poshtë në këto “arritje”.”.

MESAZHI I ZHUPËS:

Gjenerali i ushtrisë së rilindjes mori në mbrojtje ushtarin e tij të kapur në shkelje të rënda ligjore, në abuzim me detyrën dhe konflikt interesi. Rama sot i bëri reklamën Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë, të cilët mund të jenë më poshtë në këto “arritje”.

Është aq shembullore drejtoria e Blendi Gonxhes së Ramës, sa që drejtori merr vete 3 kategori lejesh drejtimi shtesë në 1 muaj pa kurs, tek vartësit e tij, duke shpërdoruar detyrën. Aq shembullore sa që drejtori merr para nga buxheti për kompaninë e tij të transporteve, edhe është autoriteti që jep gjithë shërbimet, lejet, targat, licencat që i duhen kompanisë së tij.

Në vend që Rama ta mbronte sot, pse nuk e thërret Gonxhen në zyrë e ta pyes cfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë? Ushtari Gonxhe mesa duket i ka dhënë pjesën e tij përherë gjeneralit Rama nga paratë që i zhvat nga taksat e qytetarëve edhe nga rryshfetet. Kur faktet flasin qartë për shkeljet e Gonxhes, Rama zgjedh të shikoj gishtin-godinat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet