Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e “Rremit” të Elbasanit, RENEA bastis qytetin, arrestohen dy të dyshuar

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe atentati me snajper që iu bë Ardian Çapjat në Elbasan, ka bërë që policia të shtojë kontrollet në kërkim të personave që janë të përfshirë në këto ngjarje.

Operacionet e kryera nga FNSH dhe RENEA, kanë bërë që të ndalohen 2 persona që mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

Report TV mëson se dy të shoqëruarit janë vëllezër, 35-vjeçari Selim Manehasa dhe Ymer Manehasa pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa dyshohet se dhe mund të kenë bashkëpunuar. Selimi është pronar i një pike makinash të përdorura në Peqin që mendohet se ka siguruar një prej automjeteve që u përdor në atentat.

Gjatë arrestimit policia i gjeti të riut edhe një pistoletë, ndërkohë që ai tentoi t’i shpëtonte kontrollit, por RENEA nuk e ka lejuar të largohet. Grupi hetimor sqaron se pronari i servisit dyshohet se ka siguruar mjetin dhe e ka modifikuar atë para vrasjes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë ushtruar disa kontrolle në Peqin, ku dyshohet se u porosit vrasja e Emiljano Ramazanit, ku aty kanë ndaluar një person të dytë.

Hetimet tregojnë se konflikti nuk ka ardhur për drogën, por si përplasje e dy grupeve. Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korrik nga persona të maskuar, të cilët më pas dogjën makinën.

Njëri prej vëllezërve, pikërisht Ymer Manehasa në janar të vitit 2008 është bërë njëherë objekt i një atentati me armë në fshatin Bardhas, ku ndaj tij është qëlluar plot 5 herë por pa pësuar lëndime. Gjithashtu Manehasa është shoqëruar edhe më parë në polici si i dyshuar për një vrasje në zonën e Peqinit, por akuzat nuk janë faktuar asnjëherë dhe për pasojë ai është lënë i lirë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet