Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdes nga koronavirusi një tjetër pacient në Gjilan, shkon në 9 bilanci i viktimave në Kosovë në 24 orët e fundit

Një tjetër person me COVID-19 në Kosovë ka humbur jetën. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej janë prekur 434 qytetarë nga COVID-19, 268 janë shëruar, 152 raste janë aktive, ndërkaq 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Haziri ka njoftuar se nga sot, Komiteti i Emergjencave e ka ngritur shkallën nga niveli i mesëm drejt rrezikut të përgjithshëm. “Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situatës së parandalimit të COVID-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet. Sot, jo vetëm Kosova, por edhe Gjilani e ka numrin rekord të të infektuarve me COVID-19.

Unë apeloj nga të gjithë ata që konfirmohen pozitivë që t’i respektoj rregullat strikt, të mos lëvizin dhe të qëndrojë në vetizolim. E dyta, çdo lëvizje e personave asimptomatikë, por që e bartin virusin, është ‘bombë në ecje’ dhe infeksioni potencial për të tjerët është rrezik dhe kërcënim për shëndetin publik”, ka thënë Haziri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet