Strakosha ju kundërvihet gazetarëve: “Të mirë në tastierë, por...”

Sport
Strakosha ju kundërvihet gazetarëve: “Të mirë në

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe njëherësh i skuadrës së lazios në Itali, Thomas Strakosha, nuk i ka shpëtuar kritikave në ndeshjet e fundit ku që pas rënies së Koronavirusit, ka pasur një zhgënjim të madh te Lacio. Kur futbolli u kthye, ekipi i Inzaghit gjendej në fushë vetëm fizikisht.

Shumë humbje radhazi dhe ndaj ekipeve të lehta në letër, por që do ta bënin Lacion jo vetëm që të mos kishte as shpresën për konkurrimin e titullit me Juventusit, por të linte edhe vendin e dytë. Tashmë te kryeqytetasit duhet të kënaqen me pjesëmarrjen në “Champions League”, që për hir të së vërtetës ishte një arritje më vete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur pyetet pas fitores së arritur në shifrat 1-5 ndaj Veronës, Strakosha ka prekur edhe temën e kritikave:

“Ekipi ynë ka luajtur shumë mirë dhe jemi kompakt. Më vjen keq për golin e pësuar, por për mua nuk ishte penallti.

Kemi hasur telashe në rrugën tonë. Pas arritjes në Champions League jemi më të qetë në kokat tona dhe shiheni, fituam 5-1 pas një kohe të gjatë. Tani jemi mirë dhe nuk më interesojnë fare kritikat, nuk i dëgjoj. E di se kur jam gabim, trajneri më thotë.

Ju jeni të mirë për të kritikuar nga tastiera, por eja në vendin tim. Futbolli është jeta ime dhe e di se kur bëj mirë dhe gabim”, tha Strakosha.

ME TE LEXUARAT