Shpërthen bombola e gazit në katin e dytë të një pallati në Korçë, shkakton dëme të mëdha

Aktualitet
Shpërthen bombola e gazit në katin e dytë të një

Një banesë në katin e dy të një pallati është përfshirë nga zjarri sot në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5, në një pallat 5 katësh.

Sipas burimeve thuhet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë banesë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia dhe forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT