Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritja e shifrave të infektuarve me koronavirus, Belgjika shtrëngon masat. Nga e mërkura…

Belgjika paralajmëron shtrëngimin e masave për frenimin e koronavirusit. Kështu, duke nisur nga e mërkura, belgët do të lejohen të takojnë maksimalisht pesë persona jashtë familjeve të tyre.

Aktualisht, një qytetar belg mund të takojë 15 persona. Siç kanë raportuar autoritetet, rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka qenë veçanërisht e ndjeshme në qytetin Antverp.

Javën e kaluar, në gjithë Belgjikën, mesatarisht 279 njerëz janë infektuar çdo ditë, ndërkohë që numri në total i personave të prekur është 9,821.

“Deri më tani, ‘fluska sociale’ e secilit person ka qenë e kufizuar në 15 persona në javë. Nga e mërkura, do të kufizohet në pesë persona, gjithmonë të njëjtit për katër javët e ardhshme, dhe kjo vlen për gjithë familjen. Tani numërojmë familjen dhe jo një person. Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk llogariten në ata pesë persona”, tha kryeministrja belge, Sophie Wilmes.

Gjithsej Belgjika ka konfirmuar mbi 66,000 raste pozitive me koronavirus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet