Rama ‘shpërthen’ ndaj Metës: I vetmi që i bëri keq Shqipërisë me akte vandale

Politikë
Rama ‘shpërthen’ ndaj Metës: I vetmi që i bëri

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta, duke thënë në Kuvend se është i vetmi President në vend, që e ka kthyer zyrën e këtij institucioni në seli të njëanshme dhe vatër të hedhjes së zjarrit.

Kreu i qeverisë tha se asnjë president tjetër në vend nuk shkoi përtej korrnizës kushtetuese, përveç Metës, i cili sipas tij, ishte aq i mirë me opozitën, sa i bëri keq Shqipërisë me akte vandale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të gjithë harrojnë se Ilir Meta u bë presidentit me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim votat. Që në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte opozita për veten e vet. As unë vetë nuk e kisha paraparë që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën, sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndaj Kushtetutës dhe me akte në kundërshtim të plotë me traditën e vendosur në atë zyrë nga presidentë të tjerë, që asnjëherë nuk shkuan përtej korrnizës kushtetuese.

Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si George Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin në dy pjesë, në atë të statuseve dhe intervistave pa frena dhe në atë të firmave si president në funksion të kryerjes së detyrës, Nishani i parë ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë në pikëpamje të të qenit simbol i unitetit kombëtar, ndërsa i dyti ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën. Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë presidentët, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si degëzim. Presidenti i ka bërë shkeljet dhe i ka bërë vençe”, u shpreh kryeministri.

ME TE LEXUARAT