Ndodh në Kosovë: Pacientët e dyshuar me koronavirus trajtohen në oborr

Kosovë&Rajon
Ndodh në Kosovë: Pacientët e dyshuar me koronavirus trajtohen

Pacientët e dyshuar me koronavirus trajtohen në oborr të QMF-së, e kjo po ndodh në Shalë.

Gjatë ditës ka qarkulluar një video në të cilën shihen disa pacientë duke marrë infuzione në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shalë të Lipjanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pacientët e dyshuar me Covid-19 janë obliguar nga stafi të ulen në karrige “nën hije të pemëve”, për të marrë infuzione.

Rreth kësaj çështje ka reaguar menjëherë subjekti më i madh opozitar, PDK-ja, dega në Lipjan, duke akuzuar ekzekutivin e komunës për mosvendosje të një tende në oborrin e QMF’së në Shalë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqin drejtoresha për Shëndetësi në komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi, nuk kanë qenë të qasshëm për sqarime.

Por, siç raporton Koha, pacientët e dyshuar me Covid -19 po trajtohen në oborr të QMF’së.

“Tenda në të kaluarën ka qenë në oborr për trajtimin e rasteve me Covid-19, mirëpo pas lehtësimit të masave është hequr, ndërkohë nuk është vendosur asnjëherë nga komuna. Tani pacientët e dyshuar me Covid-19 duhet të trajtohen në oborr, për shkak të mospërhapjes së virusit tek pacientët e tjerë brenda objektit”, ka thënë ky burim brenda QKF’së në Shalë.

Argjend Tasholli, kuvendar nga radhët e PDK’së i cili njëherësh e ka publikuar këtë video, nëpërmjet një reagimi ka thënë se menaxhimi me COVID -19 ka dështuar nga Ekzekutivi në Komunën.

“Kryetari ‘Kampion’ i komunës së Lipjanit është strukur diku dhe po e bën gjumin ‘dimëror’.

Kryetarit Ahmeti nuk po i intereson shëndetësia, atij nuk po i interesojnë këta qytetarë të Shalës dhe fshatrave përrreth të cilët nuk po kanë as shtretër dhe tenda për të pushuar gjatë marrjes së infuzionit.

Kryetarit Ahmeti po i interesojnë̈ rrugicat me asfalte që t’i konvertojë me vota dhe të zhvatë tenderët”, ka thënë përmes reagimit Tasholli.

Sipas tij, menaxhimi i pandemisë nuk është vetëm për të shpërndarë ndihma dhe për t’i mbyllur bizneset pas orës 21:00, por duhet të krijohen kushte për qytetarët dhe pacientët.

“Menaxhimi kryesor të cilin duhet të keni prioritet është shëndetësia e cila ka nevojë për kushte bazë për trajtimin e pacientëve.

Mjekët edhe në këto kushte të mjerueshme ata po ia dalin me sukses ta kryejnë punën e tyre, andaj stafi mjekësor janë heronjë të gjallë”, ka shkruar Tasholli.

ME TE LEXUARAT