Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërron jetë stilisti Yamamoto

Bota e modës ka shënuar një tjetër humbje. Ndërron jetën në moshën 76 vjeçare stilisti i njohur Kansai Yamamoto.

Stilisti është një ndër pionierët e modës japoneze dhe artisti i parë nga ky vend që prezantoi një koleksion personal në Londër në vitin 1971.

Yamamoto ishte i sëmurë me leuçemi dhe prej fillimit të vitit po trajtohej në një spital në Tokio.

Lajmi u konfirmua nga vajza e tij Mirai e cila njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale vdekjen e stilistit të njohur.

“Babai im u largua nga kjo botë paqësisht, i rrethuar nga njerëz të dashur”, shkroi ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet