Meta kujton ‘Luftën e Koplikut’: Simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit

Politikë
Meta kujton ‘Luftën e Koplikut’: Simbol i qëndresës,

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot luftën në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në kuadër të 100-vjetorit të saj.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Meta kujtoi figurën e Bajram Currit e Ahmet Zogut si dhe heronjtë që kontribuuan në këtë luftë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova ?? e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë.”, shkruan Meta.

MESAZHI I METËS:

Lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX.

Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij.

Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova ?? e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë.

Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit. Lufta e Koplikut i dha një impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe mbarë Shqipërisë. ??

ME TE LEXUARAT