Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me Mbappe 3 javë jashtë fushe, nuk dihet fati PSG

Dëmtimi i sulmuesit të PSG, Kilian Mbape ka shqetësuar kampionët e Francës.

Në një komunikatë për publikun klubi konfirmoi se sulmuesi ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë dhe për pasojë do të jetë jashtë fushave për rreth 3 javë.

Kjo do të thotë se ylli i kampioni i botës humbet finalen e Kupës së Ligës me Lionin (31 korrik) dhe ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve në 12 gusht kundër Atalantës.

Mbape u dëmtuar 3 ditë më parë në finalen e Kupës së Francës kundër Sent Etienit (1-0) teksa pësoi një ndërhyrje brutale në këmbë. Tashmë, parizienët duhet t’i bëjnë llogaritë pa të në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Atalantës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet