Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Makina humb kontrollin nga shpejtësia dhe përplaset me shtyllën, plagoset drejtuesi e pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur kandari në lagjen Uznov. Mjeti tip audi 80me targa AA 135 BZ ka qënë duke lëvizur në aksin rrugor nacional Berat-Poliçan.

Mësohet se automjeti që ka qenë duke lëvizur përgjatë kësaj rruge, është përplasur me një shtyllë dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur drejtuesi mjetit dhe pasagjeri.

Në vendngjarje policia sipas të dhënave paraprake shpejtësia ka qënë shkaku i këtij aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi ka mundur ti shmanget një kalimtari i cili i ka prerë rrugën.

Të plagosur kanë ngelur drejtuesi mjetit N.Xh rreth 30 vjec si dhe pasagjeri të cilët po marin mjekim spitalin rajonal Beratit. Po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet