Kultivonin lëndë narkotike, Policia e Vlorës arreston 2 të rinj, shpall në kërkim 2 të tjerë

Aktualitet
Kultivonin lëndë narkotike, Policia e Vlorës arreston 2 të

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët dyshohen se kryenin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Gjatë operacionit të koduar "Pleshovica", në një ambient të hapur në malin e Pleshovicës të Bashkisë Selenicë, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë dhe fidanë të dyshuara si cannabis sativa.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka arrestuar në flagrancë 27 vjeçarin Akani Koçerri, banues në fshatin Babicë e Madhe dhe Pauli Zotaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Vlorë.

Janë proceduar penalisht kryetari i fshatit Vërmik, Kristo Lloji, 47 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka bërë kallëzim si dhe inspektori i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Arqile Kokallaj, 55 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll territori në zonën në fjalë.

I dyshuari tjetër 56 vjeçari Petro Amimuçaj është proceduar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Policia ka shpallur në kërkim edhe të implikuarit Ernest Alimuçaj, 35 vjeç dhe Enert Alimuçaj, 32 vjeç.

ME TE LEXUARAT