Konfirmohen 8 raste të reja pozitive me koronavirus në Fier e 1 në Mallakastër, pritet...

Aktualitet
Konfirmohen 8 raste të reja pozitive me koronavirus në Fier e 1

Shkon në 78 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Fier. Vetëm ditën e sotme janë zbuluar 8 raste të reja në Fier dhe 1 në Mallakastër.

Sipas burimeve thuhet se në listën e personave të prekur me Covid-19 kanë dalë anëtarët e tjerë të familjeve të punonjësve të Hipotekës Fier, një shitëse dhe një tjetër rast në Kuman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit të tyre.

Pjesa më e madhe e rasteve pozitiv janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes.

ME TE LEXUARAT