Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Iu fut me zor në banesë dhe tentoi të përdhunonte vajzën nga Kombinati, prangoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.N., i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh. Mësohet se 40-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, ndiqte në rrugë një 35-vjeçare.

Po ashtu mësohet se gjatë asaj dite, pasi e ka ndjekur vajzën, ai është futur me forcë në banesën e kësaj të fundit dhe ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Por pasi vajza kishte nisur të bërtiste, kjo skenë ka bërë që ai të largohej nga banesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet