Italia shënon 5 viktima dhe 170 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Bota
Italia shënon 5 viktima dhe 170 raste të reja me koronavirus

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, (edhe dje ishin 5 viktima), për një total prej 35.112 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 170 raste të reja pozitiv, (dje ishin 225 raste) për një total prej 246.288 që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Në vend sot pati edhe 147 të shëruar për një total prej 198 593 ish pacientë.

Në Rajonin e Lombardisë sot, si edhe përgjatë 4 ditëve të kaluara, u regjistruan 0 viktima nga koronavirusi për një total të pandryshuar prej 16 801 vdekje, si edhe 34 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 955 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.

Në rajon sot pati edhe 80 të shëruar për një total prej 70 551.

Në repartet e terapisë intensive ndodhen të shtruar 14 pacientë dhe 132 në repartet e tjera Covid.

Në Rajonin e Kalabrisë sot nuk u raportua asnjë rast i ri infeksioni dhe asnjë vdekje nga Covid.

Në Rajonin e Veneto-s prej tre ditësh, duke përfshirë edhe ditën e sotme, nuk është raportuar asnjë viktimë nga infeksioni, kurse në Lacio sot pati vetëm një pacient që humbi jetën prej pandemisë.

ME TE LEXUARAT