I vetizoluar prej COVID-19, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci mungon në ceremoninë martesore të djalit

Kosovë&Rajon
I vetizoluar prej COVID-19, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci mungon në

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka mundur të marrë dot pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të djalit të tij të dytë, pasi ky i fundit sot zhvilloi ceremoninë martesore.

Lladrovci është në vetizolim pasi shfaqi simptoma të COVID-19 dhe vendosi mos marrë pjesë në ceremoninë martesore.

Gjithsesi ai uroi çiftin për ditën e tyre të rëndësishme.

STATUSI NGA RAMIZ LLADROVCI:

Sot është ditë e shënuar në familjen tonë!

Djali im i dytë, Driloni me Elenën kanë vënë kurorë.

Elenës dhe Drilonit i dëshiroj lumturi dhe gjithmonë të vazhdojë dashuria e tyre.

Për shkak të kushteve të vetizolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin.

Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!

ME TE LEXUARAT