Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Francën e ”mbërthen” frika për një rikthim të mundshëm të pandemisë së koronavirusit

Në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze ”Le Parisien”, Ministri i Shëndetësisë franceze, Olivier Veran lëshoi alarmin për një rifillim të shfaqjes së koronavirusit, këtij ”armiku të padukshëm”, siç e cilësoi ai

”Mbyllja e bareve është pjesë e mundësive për të luftuar kundër Covid-19”, shtoi Veran

“Prej disa ditësh shohim një rritje të dukshme të rasteve pozitive pasi kishin rënë për 13 javë rresht. Sot kemi mbërritur në të njëjtin nivel ditor para vendosjes së kufizimeve”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë franceze.

Në Francë, ku një pjesë e popullsisë duket se e merr lehtë kërcënimin e pandemisë, duke mos i kushtuar vëmendje të veçantë përdorimit të maskave apo respektimit të distancës së sigurisë, ekzekutivi po shumëfishon thirrjet shmangien e një vale të dytë dhe mbi të gjitha një apel të ri për në mbyllje, që do të përfaqësonte një katastrofë ekonomike përtej asaj shëndetësore.

Veran u drejtohet kryesisht të rinjve duke u thënë se “shkalla asimptomatike është jashtëzakonisht e lartë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet