Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtonte mjetin ne gjendje te dehur, arrestohet 36-vjeçari

Durrës

Policia Rrugore arreston në flagrancë dy shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F.M., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen Nr.6, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Pezho është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin R.Gj., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetësia e mësipërm ishte në gjendje të dehur.

– A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek Gjiri i Lalëzit është kapur duke drejtuar mjetin tip Honda në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet