Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Çmimet Emmy: Alan Menken triumfon me kompozimin për “Rapunzel”

Alan Menken ditën e djeshme fitoi çmimin Emmy Day, atë anëtar të grupit elitar “EGOT”, në të cilën bëjnë pjesë të gjithë yjet që kanë fituar çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Kompozitori i muzikës së një prej përrallave më të pëlqyera, “Sirena e Vogël” fitoi çmimin e tij për këngën më të mirë origjinale në një program për fëmijë, të rinj të rritur apo animuar, një këngë që ai kompozoi për Disney Channel, përralla “Aventurat e princeshë Rapunzël”.

Menken është personi i 16-të që arrin statusin EGOT.

Ai ka tetë Oscar, çmime të cilat i ka fituar me kompozimin e këngëve për përrallat, Sirena e Vogël, E Bukura dhe Bisha, Aladin dhe Pokahontas. 11 çmimet e tij Grammy vijnë nga këngët që ai shkroi për të njëjtat filma. Në vitin 2012, ai shënoi një çmim Tony për rezultatin më të mirë origjinal për shfaqen mjuzikëll, “Newsies”.

Grupi elitar i fituesve të EGOT përfshinë John Legend, Tim Rice, Rita Moreno, Audrey Hepburn, Mel Brooks, Mike Nichols, Whoopi Goldberg, Helen Hayes, Marvin Hamlisch, Mike Nichols dhe Andrew Lloyd Webber.
Çmimet e sivjetshme të Emmy Awards të këtij viti u transmetuan në CBS.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet