Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vritet nga i fejuari një ditë para dasme, me…

Një nuse në pritje është goditur për vdekje me sëpatë disa ditë para martesës, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimin për të fejuarin e saj që është zhdukur.

Trupi gjysmë i zhveshur i viktimës Marina Pankratova, 26 vjeçe, u gjet në krevatin e shtëpisë së saj në Moskë, me plagë të tmerrshme në kokë e në fytyrë. Kohët e fundit ajo kishte raportuar në polici se fejuari i saj Alexander Voronin kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhëndri 28-vjeçar, i cili është nipi i një koloneli të shërbimeve të sigurisë FSB, ka marrë arratinë dhe po kërkohet për vrasje nga autoritetet.

Pankratova kohët e fundit kishte blerë dhe fustanin e dasmës dhe po bënte përgatitje për ditën e madhe, që do të zhvillohej muajin që vjen. Nëna e dhëndrit zbuloi trupin e saj në qendër të kryeqytetit rus.

Një natë para zbulimit të trupit të Pankratova, kamerat e sigurisë kishin kapur Voronin që e godiste atë në fytyrë gjatë një argumenti.

Ndërsa një ditë pas vrasjes Voronin shihej që largohej nga apartamenti me një çantë shpine. Një nga fqinjët tha se kur e kishte takuar, ai kishte qenë “i heshtur dhe refuzues”.

Miqtë e tyre thonin se marredhënia ishte e dashur, por siç u zbulua më vonë Pankratova ishte ankuar në polici për dhunë shtëpiake, edhe pse më vonë kishte tërhequr denoncimin pasi kishte pranuar të martohej me.

Mediat vendase thonin se vajza kishte pranuar dhunën nga partneri edhe ne rrjetet sociale, por më vonë kishte fshirë komentet pas pajtimit me të.

Police konfirmoi se Voronin – i cili ka dy fëmijë nga një marredhënie e mëparshme – është i dyshuari kryesor për vrasjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet