Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkarkoi guvernatorin, rrezikon zgjedhjet Vladimir Putin

Pasi shkarkoi nga puna guvernatorin Sergei Furgal, qytetarët e Rusisë kanë organizuar protesta masive ku kërkojnë edhe largimin e presidentit Vladimir Putin.

Në Rusi po zhvillohet protesta më e madhe anti-qeveritare në vend, e cila erdhi si shkak i pakënaqësisë së popullit ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal. Protestat po shihen si sfidë në rritje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi roli i tij në largimin e guvernatorit shkaktoi një krizë rajonale. Kjo është fundjava e tretë që qytetarët kanë zhvilluar protesta masive në rrugët e e qytetit Khabarovsk.

Gjatë protestës qytetarët kanë kërkuar edhe largimin e presidentit rus Vladimir Putin. Disa e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e kreut të shtetit.

Lidhur me numrin e protestuesve janë raportuar shifra të ndryshme. Autoritetet kanë pretenduar se rreth 6,500 persona morën pjesë në protestë. Mediat lokale thanë se pjesëmarrës ishin 20,000 persona. Por, protestuesit dhe disa gazetarë të pavarur thanë se në protestë kanë marrë pjesë më shumë se 50,000 persona.

Gurvenatori Sergei Furgal u arrestua me 9 korrik para kamerave dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vjetësh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh. Ai i hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa përkrahësit e Furgal dyshojnë për një largim nga detyra me motive politike.

Pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve për rrezikun nga Covid19, qytetarët nuk i kanë ndaluar protestat masive në Rusi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet