Rëndohet bilanci vdekshmërisë nga COVID-19 në Kosovë, ndërron jetë 70-vjeçari nga Gjilani

Kosovë&Rajon
Rëndohet bilanci vdekshmërisë nga COVID-19 në Kosovë,

Një tjetër person ka humbur jetën në Kosovë, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Livoqi i Epërm.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ pohoi se viktima ishte konfirmuar pozitive me COVID-19 para 2 ditësh.

“Humb betejën me #COVID19 edhe një qytetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q. S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejën për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka shkruar Haziri.

ME TE LEXUARAT