Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Nuk e di cfarë më kanë injektuar”, flet personi i parë që testoi vaksinën anti-COVID

Disa javë më parë studiuesit në Universitetin e Oksfordit njoftuan rezultate premtuese nga provat e hershme të versionit të tyre të një vaksine kundër virusit Covid-19. Në rezultatet e provave të hershme me mbi një mijë vullnetarë, vaksina dukej të ishte e sigurt dhe nxiti një reagim të sistemit imunitar.

E gjithë bota po punon për të gjetur një vaksinë efektive për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Aktualisht gati 150 vaksina janë në faza të ndryshme të prodhimit.

Por vetëm një numër vogël i tyre janë në fazën e provave të zgjeruara me njerëz. Një nga këto vaksina po prodhohet në Universitetin e Oksfordit.

Branko Rithman vullnetarisht po merr pjesë në këto prova klinike.

“Nuk mund ta shihja veten duke kontribuar në ndonjë mënyrë tjetër kuptimplote sepse nuk jam punonjës shëndetësorë, nuk punoj në spital, nuk jam infermier. Unë mendoj se vaksina është mundësia, e vetmja mënyrë për ne që të kthehemi në normalitet dhe të arrijmë të jetojmë me këtë virus në një mënyrë që nuk e dëmton ekonominë tonë, dhe nuk i ndan njerëzit.”

Pjesë e provave ishte marrja e një vaksineje rreth gjashtë javë më parë dhe monitorimi i vazhdueshëm.

“Bëra analizat e gjakut një muaj pas fillimit të provave dhe analizat tjera të gjakut do të bëhen pas tre muajsh, pastaj pas gjashtë muajsh dhe pas një viti. Gjatë këtyre testeve ata po shohin nëse kam antitrupa në gjakun tim. Përveç kësaj, unë jam duke e testuar veten me testin e rregullt të koronavirusit çdo javë. ”

Një pjesë interesante e provave klinike për zotin Rithman ishte se një numër vullnetarësh nuk e kishin marrë fare vaksinën por një placebo.

“Placebo që u është dhënë 50 për qind të pjesëmarrësve është një vaksinë kundër meningjitit që merret zakonisht në fëmijëri. Kështu që unë nuk e di nëse kam marrë vaksinë për meningjitin apo jo, por është një vaksinë e vërtetë. Pra, nuk e di nëse më është dhënë ajo apo vaksina kundër Covid-19, por ata më kanë kërkuar që të sillem normalisht sikur të mos kisha marrë vaksinën”.

Deri më tani zoti Rithman thotë se ai nuk ka pasur efekte anësore dhe se është krenar që është pjesë e këtyre provave.

“Unë nuk i kam parë prindërit e mi për gjashtë muaj. Ka shumë njerëz që nuk i kanë parë anëtarët e tyre të moshuar të familjes. Kështu që çdo gjë që mund të bëhet për të shpejtuar zgjidhjen, unë mendoj se është detyrë e secilit që të përpiqen dhe të kontribuojnë.”

Ekspertët thonë se është e mundur që një vaksinë mund të jetë gati për përdorim të gjërë tek njerëzit në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet