Kini kujdes nëse shkoni në këtë vend të Italisë! Nuk do ta besoni sa gjobiteni po u kapët pa maskë

Bota
Kini kujdes nëse shkoni në këtë vend të Italisë!

Italia ka vendosur të marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke ndëshkuar qytetarët me gjoba. Ata që nuk mbajnë maskë në transport publik apo ambiente të tjera ku është e detyrueshme, do të gjobiten me 1 mijë euro.

Kjo është një nga pikat e përfshirë në dekretin që ka firmosur kryebashkiaku i Rajonit të Campania, Vincenzo De Luca. Policia do të jetë në gatishmëri për kontrolle rigoroze në ambientet me njerëz si dyqane, supermarkete, bare apo vende publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rast se konstatohen pa maskë, do të ndëshkohen menjëherë me gjobën e majme. Ndërsa për qytetarët që vijnë nga vendet e huaja duhet të respektojnë karantinën. Autoritetet e Kujdesit Shëndetësor kanë për detyrë që të identifikojnë hotelet Covid që do të rezervohen për karantinën e pacientëve asímptomatikë.

ME TE LEXUARAT