Katër humbje jete, numër rekord të infektuarish me koronavirus, 126 raste gjatë 24 orëve të fundit

Aktualitet
Katër humbje jete, numër rekord të infektuarish me koronavirus,

Katër viktima janë shënuar së fundmi në Shqipëri. Ndërkohë ka pësuar një rritje të rasteve me 126 të infektuar në 24 orët e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë ka pësuar një rritje të rasteve me 126 të infektuar në 24 orët e fundit. Ditën e djeshme ishin 67 të tilla kurse sot janë 60 më shumë.

Njoftimi i Ministrise se Shendetesise:

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.

Respektoni distancen dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

ME TE LEXUARAT