Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk marrin ofertën e "cmendur", ja shuma e ofruar për një reklamë
Lajmifundit
/
26 Korrik 2020, 13:28
Showbiz

Ata janë një nga çiftet më të dashur për publikun si në Turqi, por edhe në trojet shqiptare.
Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayışman kanë marrë një ofertë reklame nga një kompani shumë e njohur.
Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milionë lira turke (380 mijë Euro).
Nëse ata do të pranojnë që djali i tyre Efehan të shfaqet në reklamë, shuma do të jetë edhe më e madhe.
Gjithsesi, aktorët nuk kanë deklaruar asgjë në lidhje me këtë propozim.