Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Goditet nga rrufeja portieri 16 vjeçar

Portieri rus Ivan Zaborovsky, 16 vjeç, u godit nga rrufeja në fillim të këtij muaji teksa ishte duke u stërvitur, në fushën e futbollit.

Pamjet në video nga incidenti tregojnë që adoleshenti u godit nga rrufeja, kur u fut në fushë për të shënuar gol për shokët e skuadrës. Pjesa e tjetër e skuadrës nuk ishin jashtë fushës dhe në fillim nuk e kishin kuptuar atë çfarë kishte ndodhur. Atyre ishte dukur sikur shoku u zhduk nga faqa e dheut derisa e panë atë të shtrirë në tokë. K.K/LajmiFundit.al

Video pastaj tregon Zaborovsky të rënë në tokë para se të dërgohej më shpejtësi në spital.

Portieri i Znamya Truda u hyri në gjendje kome të induktuar ndërsa dëmtimet e tij u mjekuan gradualisht, por pas më pak se tre javësh, Zaborovsky është zgjuar dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e tij.

I riu, një portier premtues, i cili kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me klubin e nivelit të tretë rus, thotë se nuk e kujton incidentin dhe si rezultat ka vetëm një djegie në gjoks.

“Ështe e vështirë të marrë frymë lirisht ende, por kjo është pasojë e aksidentit,” tha ai. “Tani po bëhem më mirë dhe më mirë. Gjërat janë kthyer përsëri në normalitet.” K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet