Koronavirus/ Katalonja mbyll lokalet e natës

Bota
Koronavirus/ Katalonja mbyll lokalet e natës

Qeveria e Katalonjës në Spanjë ka njoftuar se të gjitha klubet e natës dhe baret që qëndrojnë hapur deri vonë do të mbyllen për dy javët e ardhshme për shkak të një rritjeje të infeksioneve me koronavirus.

Rreth një muaj pasi Spanja i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme, disa qytete përfshirë Barcelona, Zaragoza dhe kryeqyteti Madrid kanë parë një rritje të infeksioneve të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria spanjolle e shëndetësisë raportoi më shumë se 900 raste të reja të virusit të premten. Shqetësim i veçantë për situatën e krijuar është infektimi i të rinjve

Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë për në Katalonjë ndërsa Norvegjia ka thënë se do të fillojë të karantizojë njerëzit që vijnë nga Spanja.

ME TE LEXUARAT