Zyrtarizojnë lidhjen, Arilena Ara nis pushimet me menaxherin Popi Kola

Showbiz
Zyrtarizojnë lidhjen, Arilena Ara nis pushimet me menaxherin Popi Kola

Marrëdhënia e kengetares Arilena Ara me menaxherin e saj Popi Kola përflitej prej kohësh, por gjërat nisën të qartësoheshin përmes postimeve të tyre në rrjete sociale.

Gjatë izolimit, këngëtarja ka ndarë vazhdimisht foto me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqte hapur romancën me Popin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miq dhe të afërm të çiftit konfirmuan se dyshja e ka zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë.

Por, vetëm disa ditë më parë në festën e 22 vjetorit të Arilenës, ata i vunë vulën” çdo gjëjë duke pozuar edhe me pjesëtarët e familjes së secilit.

Tanimë, çifti i ri i showbizit ka nisur edhe pushimet sëbashku .

Bukuroshja bionde dhe menaxheri i saj kanë publikuar një foto tepër të ëmbël në një jaht, që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja u njoh me partnerin gjatë “X Factor Albania”, kur Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

ME TE LEXUARAT