Video/ Erdogan falet për herë të parë në Kishën “Shën Sofi”, rrezikohet uniteti fetar

Bota
Video/ Erdogan falet për herë të parë në Kishën

Për herë të parë pas 86 viteve në Shën Sofia sot do të mbahet lutja apo falja e parë e së premtes, teksa kanë qenë të shumtë besimtarët dhe turistët që kanë mbërritur në Stamboll, pikërisht për këtë eveniment.

Mediat turke shkruajnë se në faljen e xhumasë do të marrë pjesë edhe presidenti turk Recep Taip Erdogan. Ajo do të jetë e hapur për faljen e namazit e që gjithçka të shkojë siç është më së miri, për ruajtjen e rendit janë angazhuar rreth 20 mijë policë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lutjet e së premtes mbahen sot në ndërtesën ikonë të Shën Sofisë në Stamboll për të parën herë që kur muzeu i famshëm u kthye në xhami nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Myslimanët janë të ekzaltuar, mezi po presin, të gjithë duan të jenë atje në momentin e hapjes”, tha guvernatori I Stambollit, Ali Yerlikaya. Struktura 1.5000 vjeçare, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNesco-s, u bë muze në 1934-tën nga Mustafa Qemal Ataturku.

Por në fillim të këtij muaji, një gjykate turke e anuloi këtë status të saj, duke thënë se përdorimi i Hagia Sofisë si diçka tjetër përveçse si xhami, është i paligjshëm.

Erdogan atëherë njoftoi se ndërtesa me famë botërore, e shndërruar në simbol ndërfetar, do të kthehej në xhami e do të përdorej për lutjet e së premtes duke filluar nga 24 korriku.

Grupet islamiste dhe myslimanët e devotshëm në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që Shën Sofia të bëhej xhami, por laikët e kanë kundërshtuar me forcë një lëvizje të tillë, e cila u prit me kritika të ashpra edhe nëpër botë.

https://youtu.be/J7mKAWWWYB4

ME TE LEXUARAT