Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reagon Moska pas akuzave të SHBA-së dhe Britanisë për satelitin rus

Akuzat nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar se Rusia ka testuar një armë anti-satelitore në hapësirë janë “një e vërtetë shtrembëruese”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Testet e kryera më 15 korrik nuk kanë përbërë kërcënim për anijet e tjera kozmike”, tha ministria, duke shtuar se nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Në një deklaratë të premten, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se një nga satelitët “inspektorë” rusë ka kontrolluar një anije kozmike ruse në distancë të afërt, duke përdorur aparate të specializuara të anijeve hapësinore. Ajo tha se operacioni “nuk ka shkelur asnjë normë ose parim të ligjit ndërkombëtar”.

Ministria tha se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar po bëjnë përpjekje për ta paraqitur situatën në një mënyrë të shtrembëruar, me qëllim që të justifikojnë hapat e tyre për të vendosur armë në hapësirë.

Moska tha më herët se ka përdorur teknologji të re për të kontrolluar pajisjet e saj hapësinore, por SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan se janë të shqetësuara për aktivitetin satelitor rus.

“Jemi të shqetësuar për mënyrën se si Rusia testoi një nga satelitët e saj, duke lëshuar një predhë me karakteristikat e një arme”, tha të enjten kreu i drejtorisë hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, Harvey Smyth.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu deklaroi se ka vërejtur se Rusia ka përdorur atë që duket se është armë anti-satelitore brenda orbitës.

Rusia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kina janë në mesin e më shumë se 100 vendeve që kanë nënshkruar një traktat hapësinor, i cili kërkon që hapësira e jashtme të eksplorohet nga të gjithë dhe thjesht për qëllime paqësore. Traktati po ashtu thotë se armët nuk duhet të vendosen në orbitë ose në hapësirë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet