Përkeqësohet bilanci pandemisë Covid në Kosovë, humb jetën një grua nga Suhareka

Kosovë&Rajon
Përkeqësohet bilanci pandemisë Covid në Kosovë, humb

Ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me koronavirus në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmi është njoftuar nga Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi përmes një postimi në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtoresha tha se viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ajo bëri thirrje që të respektohen masat kundër COVID-19.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmundjen COVID-19, Kimete Morina nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!

Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi eshte kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”.

Numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19 ka shkuar në 165.

ME TE LEXUARAT