“Lista 100% të hapura”, Rama përshëndet qëndrimin e Bashës: Pozitiv gjysmë hapi i LBPD, koalicionet s’do të ndryshojnë

Politikë
“Lista 100% të hapura”, Rama përshëndet

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të vijuar dialogun në Këshillin Politik, por me kushtin që listat të jenë 100% të hapura.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Rama, duke i kthyer përgjigje Bashës, theksoi se koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MESAZHI I PLOTE I RAMËS:

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton?

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!

ME TE LEXUARAT