Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Iu nënshtrua një operacioni në zemër, këngëtari shqiptar tregon si është gjendja e tij

Në një foto që qarkulloi sot në internet u pa këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi i shtrirë në një krevat spitali.

Në foton e publikuar shkruhej ‘Me këngëtarin tim të preferuar Axha Dan’ duke mos shpjeguar më gjatë.

Një logo e cila gjendej në çarçafët e spitalit në formë zemre shtoi dyshimet se këngëtari mund t’i jetë nënshtruar një operacioni i cili ka lidhje me enët e gjakut ose me zemrën.

Dhe më në fund në një pronocim për ‘GazetënBlic’ këngëtari ka treguar se ka kryer një operacion në zemër dhe për momentin është në spital.

‘Për momentin jam në spital. Gjendja ime është shumë e mirë. Kam kryer një ndërhyrje në zemër ku më janë vendosur ty stenta, por jam mirë tani. Ishalla po dal sa më shpejt nga këtu” është shprehur këngëtari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet