Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Duhej të ndaja dhomën me 5 meshkuj…”, moderatorja tregon gabimin në prenotim

Moderatorja e njohur Gerta Gixhari ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan. Ajo u ndal tek pushimet dhe eksperiencat e saj ndër vite dhe u shpreh se historiku i pushimeve të saj është i rastësishëm. Ajo asnjëherë nuk prenoton pushime muaj përpara.

Në studio moderatorja ndau edhe një situatë të sikletshme që kaloi gjatë pushimeve në Francë me bashkëshortin e saj. Gerta kishte bërë një gabim në prenotim dhe kur shkoi në hotel kuptoi që duhej të ndante dhomën dhe me 5 meshkuj të tjerë.

Gerta Gixhari: Historiku i pushimeve të mia është gjithë kohës i rastësishëm. Unë kurrë nuk prenotoj pushime në kohë afatgjatë, pra muaj përpara. Madje unë kam shumë histori të miat, të cilat janë aventurë, me rrugëtimin, me udhëtimet e pushimeve të mia, që i nis me makinë dhe mund të fle kudo që mua mund të më pëlqejë ai vend, domethënë më pëlqen kjo anë e rastësisë.

Rudina Magjistari: Po të ka ndodhur që nuk ke ku fle, që janë të gjitha dhomat e zëna?

Gerta Gixhari: Po më ka ndodhur! Ishte një situatë shumë e sikletshme që kam kaluar, ishim në Francë, isha me bashkëshortin, nuk kisha asnjë nga djemtë e mi me vete. Po kërkonim për të prenotuar rrugës dhe kur shkoj në sportel kërkoja dhomën që unë kisha rezervuar. Ishte një gabim i imi padyshim, por që unë nuk e kisha vënë re mirë, ai ishte thjesht nje hostel.

Rudina Magjistari: Ta ndaje dhomën me të tjerë?

Gerta Gixhari: Po, me 5 meshkuj në dhomë dhe kur shkojmë tek recepsioni ai na e jep çelësin, ne ishim çift normalisht. Thotë dëshironi ta shikoni dhomën? Ok, shkojmë të shohim dhomën dhe kur shkoj lart, kur na hapi derën shikoj një tmerr, krevat në formë marinari, nuk e di, valixhe të hedhura, këpucë, kambale në verë.

Një erë e qelbur dhe kur futem brenda them: O Zot çfarë tmerri. Përveç se na mbajti paratë e rezervimit, im shoq që u stresua, unë e mora shumë thjeshtë, i thashë pse mërzitesh o burrë do flemë në makinë. Nejse ne si përfundim gjetëm dhe vajtëm në një hotel që ishte me një pamje të mrekullueshme. Kjo hyn nga ato histori që unë do ta mbaj mend gjatë, ishte shumë aventurë e bukur./tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet