Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia lëshon predhën/ Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A.: “Jemi të shqetësuar”

Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A. kanë akuzuar Rusinë për nisjen e një predhe të ngjashme me një armë, nga një satelit në hapësirë.

Në një deklaratë, kreu i drejtorisë hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Ne jemi të shqetësuar nga mënyra me të cilën Rusia testoi një nga satelitët e saj duke lëshuar një predhë me karakteristikat e një arme”.

Deklarata tha se veprime si kjo “kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës”.

SH.B.A. më parë ka ngritur shqetësime për këtë satelit rus.

Në deklaratën e tij, Zv. Marshal Harvey Smyth, kreu i drejtorisë hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, tha:

“Veprime si kjo kërcënojnë hapësirën dhe rrezikojnë të shkaktojnë mbeturina që mund të përbëjnë një kërcënim satelitët dhe sistemet hapësinore nga të cilat varet bota.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të shmangë çdo testim të mëtejshëm. Ne gjithashtu i kërkojmë Rusisë të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë për të inkurajuar sjelljen e përgjegjshme në hapësirë.”

Është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka bërë akuza në lidhje me goditjet ruse në hapësirë, thotë korrespodenti mbrojtjes i BBC, Jonathan Beale, dhe vjen vetëm disa ditë pasi një hetim tha që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “nënvlerësoi keq” kërcënimin e paraqitur nga Rusia.

Incidenti do të shtojë shqetësimet për një garë të re të armëve në hapësirë, shtoi ai, duke thënë se kombet e tjera po hetojnë gjithashtu teknologji që mund të përdoren si armë në hapësirë, të cilat do të kufizohen si të rrezikshme.

SH.B.A. gjithashtu tha se sistemi satelitor rus ishte i njëjti për të cilin ka shprehur shqetësim në vitin 2018 dhe në fillim të këtij viti kur SHBA.-ja e akuzoi për manovrim afër një satelit amerikan.

Për këtë incident të fundit, Gjeneral Jay Raymond, i cili kryeson komandën hapësinore amerikane, tha se kishte prova “se Rusia kreu një provë jo konstruktive të një arme anti-satelitore me bazë hapësinore”.
Ai tha se Rusia “injektoi një objekt të ri në orbitë” nga një satelit.

Gjeneral Raymond shtoi: “Kjo është dëshmi e mjaftueshme e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të zhvilluar dhe testuar sisteme të bazuara në hapësirë dhe nuk është në përputhje me doktrinën ushtarake të botuar të Kremlinit për të përdorur armë që përbëjnë rrezik për asetet e hapësirës amerikane dhe aleate.” K.K/ LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet