Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbyllja e klubeve/ Ermal Fejzullahu: Turp që ankohen artistët për lekë

Këngëtari, Ermal Fejzullahu, shprehet se në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot ushqim, ndaj është turp që artistët të ankohen.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Fejzullahu në një intervistë për “Ora verore”.

Qeveria ka marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e COVID-19, dhe ka vendosur të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.

Në rast shkelje të këtij vendimi bizneset do të dënohen me 30 milionë lekë të vjetër gjobë dhe me pezullim të aktivitetit deri në 1 vit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet