Çfarë i ndodhi moderatores së njohur shqiptare?! Einxhel Shkira 5 ditë me simptomat e koronavirusit

Showbiz
Çfarë i ndodhi moderatores së njohur shqiptare?! Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira pasditen e sotme ishte e ftuar te “Rudina”. Ajo foli për periudhën e izolimit dhe tregoi se gjithmonë kishte dashur një muaj pushim dhe kur kjo gjë ndodhi, ishte si një ëndërr e bërë realitet, sepse ishte një periudhë qetësie dhe shkëputjeje nga bota.

Por 5 ditë ishte në merak, për shkak se dyshonte se mund të ishte e infektuar me koronavirus. Kishte tempertaturë, dhimbje fyti, kollë, ethe, por nuk e bëri testin dhe nuk e di nëse e kaloi apo jo virusin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E kam thënë dhe më përpara dhe isha ndër njerëzit që thosha: O Zot, pse nuk më jep një muaj që vetëm të rri në shtëpi, mos dal, mos bëj asgjë, vetëm të fle gjumë, një muaj dua.

U shkëputa fare, nuk kam parë televizor, nuk kam parë filma, nuk kam parë Netflix, nuk kam takuar njeri, as kam folur me njeri, domethënë unë kam qenë totalisht e izoluar. Shyqyr kam një ballkon, e kam në kat të fundit, më binte dielli, kam marrë rreze dielli aty, kam bërë pafund banjo dielli. Muzika, lëngjet e frutave dhe pushime. Për mua kanë qenë pushime…” – tha Einxhel.

“E pata këtë merak, se u sëmura 5 ditë. Nuk e di, nuk e mësova kurrë se çfarë ishte, kisha pak temperaturë. Ishte në javën e dytë të marsit. Ndoshta dhe mund të ketë qenë, sepse një koleg tek puna ime doli që kishte qenë pozitiv, por gjithë të tjerët negativë. Thashë pse duhet të isha qenë unë ajo e pafata që të ma kishte ngjitur pikërisht mua. Por që 5 ditë isha në gjendje si e këputur, e përgjumur, kisha ethe, kollë, dhimbje fyti. Mund të ketë qenë dhe korona, por mund të ketë qenë dhe thjesht ndryshimi që bëri trupi me futjen në karantinë”- perfundoi modetaroja.

ME TE LEXUARAT