Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Xherdan Shaqiri në një lidhje me këngëtaren e njohur?

 

Dyshimet janë krijuar fillimish prej udhëtimeve të shpeshta të këngëtares drejt Londrës, ku jeton futbollisti i njohur, teksa disa muaj më parë Prive.al raportoi se burime të sigurta i kanë konfirmuar se çifti po jeton një romancë të lumtur.

Ky lajm tërhoqi edhe vëmendjen e “The Sun” që i dedikoi një artikull lidhjes së dy shqiptarëve, që kanë aritur ta fshehin prej një kohe të konsiderueshme.

Tashmë, çifti është vendosur sërish në qendër të vëmendjes pasi mediat po raportojnë se kanë nisur pushimet së bashku.

Këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto e video në Instastory pa e specifikuar vendin dhe kaq mjaftoi që rrjeti të aludojë se ata janë bashkë.

Theksojmë se nga dyshja nuk kemi marrë asnjëherë asnjë pohim apo mohim të lajmit dhe mbetemi ende në pritje të reagimit të tyre.

Dhurata prej kohësh nuk ka qenë aktive në tregun muzikor dhe disa muaj më parë u raportua se është tërhequr për një pushim të gjatë, teksa është tejet aktive në rrjetet sociale.

 

Prej shumë kohësh mediat kanë dyshuar se futbollisti i njohur me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj janë në një lidhje prej mëse 1 viti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet