Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pas Duas dhe Ritës, Gashi ka diçka për të thënë për vendosjen e Kosovës në hartë

Ditët e fundit futja e Kosovës si shtet në hartë nga kompania ‘Apple’ ka ngjallur mjaft diskutime në rrjetet sociale midis artistëve të njohur.
Futja e Kosovës në hartë nga kompania ‘Apple’, ditët e fundit ka ngjallur mjaft diskutime në rrjetet sociale.
Pas reagimit që shkaktoi shumë zhurmë nga Dua Lipa dhe Rita Ora, së fundmi ka qenë Gashi ai i cili ka bërë një thirrje publike ndaj ndjekësve të tij.
“Të gjithë e dimë se kam fansa nga e gjithë bota. Aq shumë sa i dua vendet tuaja, dua dhe vendin tim. Si mbështetës real të mitë ju lutem klikoni linkun në bio dhe më ndihmoni ta vendos vendin tim në hartë. Ju dua”, ka shkruar ai.

Me siguri ky hap i reperit do të mbështetet nga të gjithë fansat e tij, të cilët i kanë treguar përkrahjen edhe në komente.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet