Mbappe refuzon ofertën e Liverpool: Qëndroj tek PSG

Sport
Mbappe refuzon ofertën e Liverpool: Qëndroj tek PSG

Pas zërave se skuadra e Liverpool është gati të paguajë 200 milionë euro për të marrë sulmuesin francez Kylian Mbappe, ka ardhur reagimi i kampionit të botës.

Në një intervistë për “BeIN Sports”, francezi tha se nuk do të largohet nga PSG.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam këtu, pjesë e PSG-së. Jam pjesë e një projekti 4-vjeçar. Ky është viti i 50-të i klubit tonë, një vit i rëndësishëm për në, për fansat, për të gjithë.

Do të qëndroj këtu çfarëdo që të ndodhë. Unë do të përpiqem të sjell këtu trofe të tjerë dhe të jap më të mirën time në fushë”, tha Mbappe, citon lajmifundit.al.

Mbappe këtë sezon ka shënuar 30 gola deri në momentin që Ligue 1 vendosi ta mbyllë para kohe kampionatin.

ME TE LEXUARAT