Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dj Sardi: Kjo është një gjë absurde, ndalimi i muzikës i pamenduar

I ftuar në emisionin “Top Talk”, ishte DJ i njohur Sardi Shehu.Për të qëndruar në sinkroni me situatën e krijuar nga COVID-19, qeveria mori vendimin për të ndaluar klubet e natës të përdorin muzikë pas orës 20:00. Por çfarë mendon Sardi për këtë, duke qenë se ai dhe shumë të tjerë preken drejtpërdrejt?

Sipas Sardit ky vendim është i pamenduar, pasi grumbullimet që supozohej që do të bëheshin natën tashmë do të bëhen gjatë ditës.

“Ky ishte një lajm surprizë, zgjohem në mëngjes dhe ishte një lajm i dalë i freskët. Besoj se deri diku është i gabuar. Në fillim është i pa menduar mirë, sepse në qoftë se kjo është për grumbullimet e natës po themi, këto grumbullime bëhen dhe ditën tani. Që kjo ka filluar që në këtë moment, mua më ka telefonuar për të vazhduar party dhe nga natën bëhet ditën dhe do të ketë përsëri grumbullime.Menaxhimi shtetëror për këtë situatë, nuk është thjesht të heqësh muzikën në orën tetë dhe mbaroi çdo gjë. Ka shumë forma të ndryshme për ta menaxhuar situatën, në një lokal që është 500 veta mund të lejohen 250 veta dhe puna të vazhdojë.

Mund të shkruhen emrat me kartë identiteti, numra telefoni për këdo person që hynë në lokal. Nëse diku ka një studim që një person nga ato që kanë qenë në këtë lokal është i infektuar, mund të bëhet karantinimi i të gjithë atyre, kjo po funksionon dhe në Greqi, Spanjë, Itali dhe në çdo vend ku ka culbe dhe jetë nate. Më pas ka dhe resorte që t’i nuk mund t’i detyrosh ta mbyllin muzikën në orën tetë, kjo është një gjë absurde totalisht. Nuk është se më prek vetëm mua por ka shumë njerëz që prek. Kjo nuk ka lidhje me grumbullimet e natës, se do të bëjma grumbullime ditën. Mund të vazhdojë parti në katër të drekës deri në orën tetë të darkës”-shprehet ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet